Revista Juridike

Subscribe to Feed Revista Juridike
Rifreskimi: 1 vit 8 months më parë

Përdorimi i Pronësisë Industriale si Instrument Financimi

Korrik 2, 2017 - 11:37md
Newsletter category: Çështje Praktike & AdministrativeAbstract: 

Ky artikull trajton të drejtën e përdorimit të pronësisë industriale, e cila përfaqëson një aset të vlefshëm për shoqëritë si burim i aksesit në financim. Në paragrafin e parë jepet një shpjegim i shkurtër i të drejtës së pronësisë industriale, të njohur nga legjislacioni shqiptar dhe të mekanizmit për të përfituar financim nga kjo e drejtë mbi pasuri të paprekshme.

Full Article:  Av. Eni Kalo, Përdorimi i Pronësisë Industriale si Instrument FinancimiTags: Pronësi IndustrialePatentëDisenjo industrialeMarkë tregtareBarrë siguruesePeng

Mbrojtja e Konsumatorit në Shqipëri

Maj 1, 2017 - 12:00pd
Newsletter category: Legjislacioni ShqiptarAbstract: 

Mbrojtja e konsumatorit në Shqipëri është një koncept relativisht i ri. Shoqata e parë për mbrojtjen e konsumatorit u themelua që në 15 Mars 1990, në ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së konsumatorit, në një periudhë që përkonte me fillimin e ndryshimeve të sistemit politik në Shqipëri, por përpara se të institucionalizoheshin politikat e mbrojtjes së konsumatorit.

Full Article:  Av. Alma Sinanaj, Mbrojtja e Konsumatorit në Shqipëri

E drejta e ankimit kundër vendimit që refuzon kërkesën për masën e sigurimit të padisë

Shkurt 28, 2017 - 12:00pd
Newsletter category: Çështje Praktike & AdministrativeAbstract: 

Ky artikull trajton të drejtën e ankimit kundër vendimit që refuzon masën e sigurimit të padisë në procesin civil. Në paragrafin e parë përshkruhet kuptimi i masës së sigurimit të padisë dhe kushtet thelbësore për t’a kërkuar atë në gjykatë.

Full Article:  Av. Suela Hasani, E drejta e ankimit kundër vendimit që refuzon kërkesën për masën e sigurimit të padisëTags: Masa e sigurimitFumus Boni IurisPericulum in MoraVendim i Ndërmjetëm

E drejta e Aksesit në Arsimin e Lartë në Shqipëri

Shkurt 27, 2017 - 12:00pd
Newsletter category: Të Drejtat e NjeriutAbstract: 

E drejta e aksesit në arsimin e lartë është një temë e nxehtë e diskutuar në të gjithë botën, e cila përfshin një sërë çështjesh të sferës ligjore, politike dhe të të drejtave të njeriut.Ky shkrim do të trajtojë të drejtën e aksesit në arsimin e lartë në Shqipëri, me anë të analizës së reformës në arsim dhe impaktit që ajo ka pasur në aksesin në arsimin e lartë, sipas këndvështrimit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Full Article:  Av. Holta Ymeri, E drejta e aksesit në arsimin e lartë

Mekanizmi i Pezullimit të Liberalizimit të Vizave si mundësia e fundit për të mbrojtur Zonën Shengen

Shkurt 27, 2017 - 12:00pd
Co-Authors: Nirvana DeliuNewsletter category: Bashkimi Europian dhe IntegrimiAbstract: 

Ky artikull analizon politikën e vizave në zonën Shengen duke u fokusuar në Rregulloren e Këshillit Europian 539/2001 i cili ndan në dy kategori, vendet e treta në rastet kur qytetarët e tyre hyjnë apo kalojnë në zonën Shengen. Kështu vendet listohen, në ato vende shtetasit e të cilëve duhet të jenë në posedim të vizave dhe ato vende, qytetarët e të cilëve përjashtohen nga kjo kërkesë.

Full Article:  Gledis Gjipali & Nirvana Deliu, Mekanizmi i Pezullimit të Liberalizimit të Vizave si mundësia e fundit për të mbrojtur ShengeninTags: Mekanizmi i PezullimitPolitikat e ShengenitProcesi i Liberalizimit të VizaveVendet e Ballkanit Perëndimor

Zhvillimi i legjislacionit dhe politikave te importit te mbetjeve te parrezikshme në Shqipëri

Shkurt 1, 2017 - 12:00pd
Newsletter category: Legjislacioni ShqiptarAbstract: 

Ky shkrim  trajton një temë e cila është debatuar shumë në arenën shqiptare në vitet e fundit: atë të importit të mbetjeve jo të rrezikshme. Kohët e fundit ajo u rikthye në vëmendjen e opinionit publik për shkak të ndryshimeve të mëtejshme ligjore dhe ngriti të njëjtën frikë të vjetër shqiptare në lidhje me çështjen e importit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Full Article:  Av. Florian Xhafa, Zhvillimi i legjislacionit dhe politikave te importit te mbetjeve te parrezikshme në Shqipëri