Aspekte të veprës penale të kontrabandës
Ky shkrim ka si qëllim të analizojnë veprat penale në fushën e doganave dhe elementet e veçantë që secila figurë mbart. Krimet në fushën e doganave po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë nëpër gjykatat kombëtare dhe evropiane. Karakteristikë e veçantë e tyre është se ato janë gjithnjë në zhvillim dhe legjislatori duhet të përpiqet të ruajë ritmin e kohës dinamike që po jetojmë.
Full Article: Jola Frasheri, Aspekte të veprës penale të kontrabandësPakti për Universitetin dhe Ligji për Arsimin e Lartë
Për shkak të protestave të studentëve është hapur një debat i gjerë publik në lidhje me sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. Si rrjedhojë e këtyre protestave qeveria shqiptare miratoi “Paktin për Universitetin” të përbërë nga disa akte nën-ligjore.
Full Article: Av. Holta Ymeri, Pakti për Universitetin dhe Ligji për Arsimin e LartëVala" e Ardhshme e Anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE: Rasti i Shqipërisë
Pjesa më e madhe e dy viteve të fundit kanë kontribuar dukshëm në rikthimin e "pyetjes Ballkanike" në krye të rendit të ditës të axhendës Europiane. Rruga drejt konsolidimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit për vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) – përfshirë këtu Shqipërinë – me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE) është ngarkuar vazhdimisht me vështirësi të shumta.
Full Article: MSc. /LL.M. Kejsi Ziu, Vala" e Ardhshme e Anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE: Rasti i ShqipërisëTë drejtat e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Shqipëri: një krahasim me legjislacionin Europian
Ky artikull trajton fenomenin e imigracionit të parregullt[1] në Shqipëri, më specifikisht të drejtat e azilkërkuesve dhe refugjatëve.
Full Article: MSc. Nirvana Deliu, Të drejtat e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Shqipëri: një krahasim me legjislacionin EuropianBashkimi ndërkufitar i Shoqërive Tregtare
Shoqëritë tregtare në Shqipëri luajnë një rol të rëndësishëm, por burimet tona duke qenë se janë të konsiderueshme mund të luajnë rol dhe në tregun europian . Në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë europian Shqipëria ka miratuar ligjin për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare me qëllim që të përcaktojë hapat dhe procedurat e bashkimit të shoqërive tregtare shqiptare me ato europiane.
Full Article: Msc. Enea Sheqi, Bashkimi ndërkufitar i Shoqërive TregtareRëndësia e Rregullimit dhe Zbatimit të Transparencës Financiare të Partive Politike në Shqipëri
Partitë politike konsiderohen si guri i themelit të demokracisë, duke ndihmuar në garantimin e ekzistencës të një qytetarie të mirë-informuar dhe të angazhuar. Financimi publik dhe privat është thelbësor që partitë politike të mbijetojnë, të konkurrojnë në mënyrë të drejtë dhe të kryejnë funksionet e tyre demokratike, si gjatë fushatave zgjedhore ashtu edhe ndërmjet tyre.
Full Article: JD Amanda Petersen & Mandrit Kamolli, Rëndësia e Rregullimit dhe Zbatimit të Transparencës Financiare të Partive PolitikeParimi i Mos-diskriminimit për arsye gjinore në vendin e punës – Vlerësimi i Legjislacionit Shqiptar nëpërmjet Standardeve të BE-së
Kjo është një analizë që synon të shqyrtojë shkallën në të cilën legjislacioni shqiptar është në përputhje me acquis e BE-së, në lidhje me të drejtat e grave në punë, me fokus të veçantë mos-diskriminimin për arsye gjinore.
Full Article: Av. Krisela Qirushi, Parimi i Mos-diskriminimit për arsye gjinore në vendin e punësRoli Normativ i Bashkimit Europian në Shpërbërjen e ish-Jugosllavisë
Komuniteti/Bashkimi Europian ishte një faktor i rëndësishëm në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, megjithëse ky pohim ka shkaktuar shumë kritika dhe debate. Ky shkrim përpiqet të rivlerësojë këtë rol sipas pikëpamjes aktuale, pas pothuajse një çerek shekulli që nga nisja e konfliktit.
Full Article: Dr. Klodiana Beshku, Roli Normativ i Bashkimit Europian në Shpërbërjen e JugosllavisëKompensimi Civil i Veprave Penale në Shqipëri
Kur shkaktohet dëm, lindin detyrime dhe përgjegjësi ligjore. Ky është një parim shumë i rëndësishëm i legjislacionit civil që shoqëron veprat penale. Kryerja e veprave penale shkel ligjin, por në të njëjtën kohë, cënon dhe dëmton drejtpërsëdrejti viktimat, të cilat kanë të drejtën e kompensimit civil.
Full Article: Dr. Dorina Ndreka, Kompensimi Civil i Veprave Penale në ShqipëriVeprimtaria financiare e partive politike dhe subjekteve zgjedhore, sipas legjislacionit shqiptar
Artikulli ka për qëllim të qenurit një hyrje në gjendjen e kuadrit ligjor dhe të zbatueshmërisë së ligjit përsa i përket veprimtarisë financiare të partive politike dhe subjekteve zgjedhore në Shqipëri. Për këtë arsye, i ndarë në 8 paragrafe, artikulli përpiqet të informojë mbi mekanizmat e rregullimit të veprimtarisë financiare të partive politike dhe subjekteve zgjedhore.
Full Article: Reald Keta, Veprimtaria financiare e partive politike dhe subjekteve zgjedhore, sipas legjislacionit shqiptarRasti i Facebook-ut dhe zhvillimet e fundit të legjislacionit Europian mbi shkeljet e procedurave të bashkimit/përqendrimit të shoqërive
Më 18 Maj 2017 Komisioni Europian shqyrtoi rastin e Facebook-ut (FB) në kuadër të shkeljes së rregullave procedurale të bashkimit të shoqërive të përcaktuara nga Rregullorja Europiane e Bashkimit të Shoqërive (ECMR) në lidhje me dhënien e informacioneve të pasakta ose mashtruese.
Full Article: Dr. Nora Memeti, Rasti i Facebook-ut dhe zhvillimet e fundit të legjislacionit europian mbi shkeljet e procedurave të bashkimitE drejta e traktateve dhe zbatimi i saj në Shqipëri
Ky shkrim trajton të drejtën e traktateve dhe zhvillimet e saj në Shqipëri dhe përkatësisht në Paragrafin II, shpjegon konceptin e të drejtës së traktateve si degë e së drejtës ndërkombëtare publike që rregullon procesin e hartimit, hyrjes në fuqi, bërjes së detyrueshme, aplikimit, interpretimit, pushimit të fuqisë së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të gjithë elementëve të tjerë që lidhen me statusin e tyre.
Full Article: Armand Skapi, E drejta e traktateve dhe zbatimi i saj në ShqipëriEfekti i regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe nevoja për ndryshime ligjore
Pronësia si një e drejtë themelore e njeriut ka hasur këto njëzet e pesë vite të sistemit të ekonomisë së tregut mjaft vështirësi në mirëadministrimin e saj. Kjo ka ardhur gjithashtu dhe si pasojë e mosnjohjes së thellë të ligjit nga shumica e shtetasve dhe nga mungesa e një kulture për t’u konsultuar me avokatë apo profesionistët e së drejtës në përgjithësi.
Full Article: Etien Isak, Efekti i regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe nevoja për ndryshime ligjore“Efekti frenues”, drejt një standardi shtesë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes
Në një shoqëri demokratike, askush nuk duhet të pengohet në ushtrimin e të drejtave të tij, përkundrazi duhet të inkurajohet, veçanërisht kur këto të drejta nuk janë thjesht individuale, por të lidhura me interesat e shoqërisë në tërësi.
Full Article: Xheni Ndreka, “Efekti frenues”, drejt një standardi shtesë për mbrojtjen e lirisë së shprehjesKompetenca lëndore e gjykatave për vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronës
Ky artikull sjell në vëmendje të lexuesve një aspekt specifik të legjislacionit shqiptar në fuqi në fushën e të drejtës së pronësisë.Konkretisht, në këtë artikull është trajtuar roli që luan Agjencia e Trajtimit të Pronës, si organi publik kompetent për trajtimin dhe rregullimin e çështjes së pronave, ndryshimet që ka pësuar ligji për pronën nga viti 1993 e deri më sot, ku theksi i vihet ligjit aktual nr.
Full Article: Av. Olesia Dosti, Kompetenca lëndore e gjykatave për vendimet e Agjencisë së Trajtimit të PronësTags: Agjencia e Trajtimit të Pronës; E drejta e ankimit; Shpallja e moskompetencës; Vendim themeli; Akt administrativAbuzimi seksual i fëmijëve, mbrojtja ndërkombëtare dhe sistemi ligjor shqiptar
Ky artikull trajton një shkelje shumë serioze të të drejtave të njeriut, abuzimin seksual, të kryer kundër një kategorie të veçantë dhe të pambrojtur të shoqërisë sonë: fëmijët. Artikulli synon të trajtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse fenomenin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe pasojat e tij, si dhe masat e marra për ta parandaluar atë në nivel ndërkombëtar dhe në rendin juridik shqiptar.
Full Article: Doc. Elona Hasko & Av. Holta Ymeri, Abuzimi seksual i fëmijëve, mbrojtja ndërkombëtare dhe sistemi ligjor shqiptarTags: childrensexual abuseLanzarote ConventionECHRprotectionEUAlbanian legislation.Kriza e Parlamentarizmit dhe disa reflektime mbi Kushtetuetshmërinë e Ligjit Zgjedhor Shqiptar
Shteti i së drejtës lidhet ngushtë me efektivitetin që ka e ashtuquajtura ndarje e pushteteve. Në funksion të ndarjes së pushteteve është parë e nevojshme, ashtu siç sugjerojnë shumë zëra, një reformë e gjerë institucionale, e cila duhet të fillojë që nga ndryshimi i Kushtetutës.
Full Article: Bledar Dika, Kriza e Parlamentarizmit dhe disa reflektime mbi Kushtetuetshmërinë e Ligjit Zgjedhor ShqiptarTags: ParlamentiParlamentarizmiPartitë PolitikePërfaqësimi PolitikZgjedhjetKodi ZgjedhorE ardhmja e politikave monetare europiane
Europa e Bashkuar filloi një epokë të re me traktatin e Mastrihtit, pasi ky i fundit shënon triumfin e një sërë arritjesh si në lëmin ekonomik dhe atë politik. Krijimi i tregut monetar dhe përgatitja për hedhjen në qarkullim të monedhës së përbashkët shënoi kulmin e integrimit ekonomik dhe përsosjen e tregut të vetëm.
Full Article: MSc Sajmira Kopani, E ardhmja e politikave monetare europianeTags: Politika Monetare e Bashkimit Europian; Kriza ekonomike; Pakti për Stabilitet Europian; Mekanizmi për Stabilitet FinanciarPërparimi i Shqipërisë në Sundimin e Ligjit, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut – Një krahasim i Instrumenteve të Monitorimit të BE-së dhe Këshillit të Europës
Ky artikull trajton progresin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Së dyti, në këtë artikull do të shqyrtohen kriteret e Kopenhagenit që duhet të përmbushen nga vendet kandidate, për sa i përket kërkesave lidhen me çështje të tilla si gjendja e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore, përmbushja e të cilave kërkohet nga institucionet e BE-së në mënyrë që shtetet të anëtarësohen në BE.
Full Article: Doc. Sofía Lucas Areizaga, Përparimi i Shqipërisë në Sundimin e Ligjit, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut – Një krahasim i InTags: Politika e zgjerimit Shqipëri-BEKriteret e Kophenhagen-itKëshilli i EuropësKomisioni i VeneciasMbi disa aspekte të Mirëqeverisjes dhe Rëndësisë së Angazhimit Qytetar
Ky artikull trajton konceptin e mirëqeverisjes dhe të aspekteve kryesore të saj mes të cilave angazhimin qytetar dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Paragrafi II i këtij artikulli shpjegon konceptin e mirëqeverisjes, zhvillimin e këtij koncepti dhe elementet kryesore të tij.
Full Article: Av. Erida Skëndaj, Mbi disa aspekte të Mirëqeverisjes dhe Rëndësisë së Angazhimit QytetarTags: Mirëqeverisjeinformacion publikkonsultim publiktë drejtat e njeriut